Flash News

E-TJERA

Juristi: 35 vite për Ballukun janë pak, dënimi mund të rritet

Juristi: 35 vite për Ballukun janë pak, dënimi mund të

Juristi Altin Kaziaj komentoi mbledhjen e Këshillit të Mandateve për Belinda Ballukun, ku SPAK ka kërkuar arrestimin e saj.

Kaziaj tha në News24 se Balluku duhej të kishte dhënë dorëheqjen që në momentin e parë të nisjes së procedurave.

“Balluku duhet të jepte dorëheqjen që në fillim. Ai është një akt unilateral, i njëanshëm, që disponon për veten,” theksoi ai.

Sipas Kaziaj, dënimi i mundshëm i Ballukut mund të rritet, pasi hetimet mund të çojnë në akuza të reja.

“Ato 35 vite burg janë shumë pak me atë që mendoj se do të jetë pretenca përfundimtare. Hetimet mund të sjellin vepra penale të reja që rrisin dënimin,” shtoi juristi.

Të fundit