Flash News

E-TJERA

Juristi: Akuzat janë tepër të rënda për Veliajn, Xoxës i është bllokuar pasaporta

Juristi: Akuzat janë tepër të rënda për Veliajn,

Juristi Franc Nuri ka deklaruar se akuzat për Veliajn janë tepër të rënda.

Në një lidhje direkte për Ora News, Nuri tha se Xoxës i është bllokuar pasaporta. Duke komentuar deklaratat e Ramës, Nuri tha se diskordancë lidhur me reagimet ndaj SPAK.

“Reagimet e Ramës për rastin e Veliajt unë si avokat por edhe përfaqësues i PD e shoh si një kthesë 180 gradë të kursit të Ramës drejt Drejtësisë.

Nuk duket i mirëseardhur sepse nga halli e nga belaja tre herë ka shkuar në zyrën e bashkisë së Tiranës.

Përsa i përket drejtësisë ka një kthesë prej 180 gradë të kthyer nga kryeministri. Ka filluar ta sulmojë drejtësinë dhe po e sulmon ashpër.

Ka një diskordancë totale me ato që Rama ka thënë vetë para pak muajsh kur ka deklaruar se e mirëpriste goditjen në kapin e tij.

Për momentin jemi akoma në fazën e hetimeve. Ajola Xoxës i është bllokuar pashaporta. Akuzat janë tepër të rënda për Veliajn”, tha Nuri.

Të fundit