Flash News

E-TJERA

Juristi: Gjykata Kushtetuese mund ta zgjidhte çështjen Xhaçka pa e kaluar në Kuvend

Juristi: Gjykata Kushtetuese mund ta zgjidhte çështjen Xhaçka

Juristi Jordan Daci foli mbi opinionin e publikuar nga Komisioni i Venecias lidhur me çështjen Xhaçka si dhe mandati i kryetares së Gjykatës Kushtetuese.

Duke folur në ABC, Daci tha se Gjykata Kushtetuese e kishte në dorë ta zgjidhte pa e kthyer në Kuvend. Gjithashtu, ai u shpreh se një gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese nuk ka nevojë t’i marrë mendim Komisionit të Venecias, ku sipas tij është krijuar për vende rrumpallë si vendi ynë.

“Me të drejtë u elaburua, normalisht që Gjykata Kushtetuese e kishte në dorë që t’i jepte zgjidhje pa e kthyer në Kuvend. Kuvendi kishte një kohë të gjatë që e mbante pezull duke mos votuar raportet.

Nëse unë do isha kryetar ose anëtar i Gjykatës Kushtetuese, e sigurt që Komisionin e Venecias do e thërrisja shumë rrallë sa nuk do përmendej në ushtrimin e funksionit tim sepse një gjyqtar nuk ka nevojë të marrë mend. Gjykata  Kushtetuese gjermanë nuk e di nëse ekziston Komisioni i Venecias, Këshilli Kushtetues Francez nuk e di nëse ekziston. Ne e mbajme gjallë Komisionin e Venecias që është krijuar për vendet tona që janë vende rrumpallë”, tha ai . 

 

Të fundit