Flash News

E-TJERA

Juventus, Real Madrid dhe Barcelona rrezikojnë përjashtimin nga Champions League

Juventus, Real Madrid dhe Barcelona rrezikojnë përjashtimin nga

Juventus, Barcelona dhe Real Madrid mund të përjashtohen nga Liga e Kampionëve në sezonin 2023-24, nëse refuzojnë sanksionet e UEFA-s për Superligën.

Tre skuadrat janë ende zyrtarisht të përfshirë në Superligën, e cila u nis nga 12 klube elitare evropiane një vit më parë, por u rrëzua brenda 48 orëve.

Javën e kaluar, Komercial Cort në Madrid hoqi urdhrin e vendosur ndaj UEFA-s, që do të thotë se organi drejtues i futbollit evropian tani është i lirë të vendosë sanksione ndaj tre klubeve.

Megjithatë, sipas La Gazzetta dello Sport, UEFA nuk do të marrë masa për momentin. Një seancë e re do të zhvillohet në gjykatën e Madridit më 14 qershor, ndërsa Gjykata e Drejtësisë së Bashkimit Evropian nuk do të shpallë vendimin e saj për legjitimitetin e Superligës para vitit 2023.

Kjo është arsyeja pse Juventus, Real Madrid dhe Barcelona nuk përballen me ndonjë rrezik për sezonin 2022-2023 kur do të luajnë rregullisht Champions League.

Të fundit