Flash News

E-TJERA

“Ka bashkëpunuar me policinë”, Tonin Vocaj jep detaje nga dëshmia e Dan Hutrës

“Ka bashkëpunuar me policinë”, Tonin Vocaj jep detaje nga

Kreu i Departamentit të Policisë Kriminale, Tonin Vocaj, ka dhënë detaje nga dëshmia e Dan Hutrës, 40-vjeçari që kreu masakrën e djeshme në Paskuqan duke varë 3 gra e duke plagosur tre të tjera.

Në një dalje për mediat, Vocaj tha se Hutra ka qenë bashkëpunues me policinë, duke mos dhënë më shumë detaje nga dëshmia e tij.

“Nga strukturat e krimit mbrëmë është një marrë një deklarim i hollsishëm i dinamikës së ngjarjes  së ndodhur dje. U në nuk mund të bëjë të ditur për shkak të hetime se çfarë tha, por dua të bëjë të ditur se autori i kësaj ngjarje të paprecendentë ka qenë bashkëpunues me policinë dhe e ka treguar të gjithë dinamikën e ngjarjes.

Deklarata që kam bërë dje ka qenë e bazuar në prova të pakundërshtueshme, por autori ka qenë bashkëpunues me policinë”, tha Vocaj.

Të fundit