Flash News

E-TJERA

“Ka filluar t’ju vejë në rresht Elisa”, Noka debat e Peleshi ne Kuvend: Hajdutë, hajdutë, s’keni emër tjetër

“Ka filluar t’ju vejë në rresht Elisa”, Noka debat e

Vdekja e të riut Lear Kurti pasi u shoqërua nga policia ka krijuar debat dhe replika mes mazhorancës dhe opozitës në Kuvend.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka akuzoi qeverinë për vdekjen e 32-vjeçarit se po fsheh ngjarjes, njësoj siç veproi edhe me Klodian Rashën, një tjetër i ri i vrarë nga dora e policisë në dhjetor të 2020-ës.

Ndaj tij replikoi ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, duke i thënë se akuzat e tij nuk qëndrojnë, ndërsa i doli në mbrojtje edhe ministres Elisa Spiropali, pasi Noka iu drejtua duke i thënë se ‘5 mln eurot e doganës do të dalën prej hundësh’.

Pjesë nga debati:

Flamur Noka:U vra një qytetar këtij vendi. Me vrap shteti, ky horri Ardi Veliu për të fshehur siç bëri me Rashën, me vrap për ta fshehur vrasjen. Ka shkuar i vdekur në spital. I vdekur, i vrarë nga policia. Është vrasje, e ka vrarë shteti, e keni vrarë ju. Ju siguroj protestat do t’ju fshijnë. Çdo shqiptari i ka ardhur në majë të hundës.
Zgërdhiu ti, zgërdhiu, 5 mln eurot e doganës do të dalën prej hundësh (i drejtohet Spiropalit).

Niko Peleshi: Ju këtu akuzoni pa kufi. Natyrisht jeni në opozitë. Nuk mund të abuzoni me qytetarinë. Nuk mund të thoja Flamur ato që nxjerr ti nga goja. Unë nuk e bëj dot, Elisa nuk e bën dot të përdorë një fjalor të tillë ndaj jush. Mos mendoni se merrni epërsi me këtë fjalor. Në Shqipëri çdo parti janë të orientuara nga perëndimi, na e hoqët këtë avantazh me historinë e rublave.

Flamur Noka: Niko keqardhje. Ka filluar t’ju vejë në rresht Elisa. 3.7 terravat është prodhimi energjitik në Shqipëri. 3.1 është shpenzimi. Vjedhje, vjedhje, vjedhje. Hajdut, hajdut, hajdut asgjë tjetër, s’keni asnjë emër tjetër. Fshiheni jo Irani, jo Rusia. Ça lidhje ka Shqipëria me gazin rus? Është qeveria e PD-së që anashkaloi gazin rus dhe solli gazin e Azerbajxhanit.

 

Të fundit