Flash News

E-TJERA

‘Ka hetim në SPAK për dekonspirim’, gazetarja: Prokurorët vizituan shpesh Dumanin në spitalin e burgut

‘Ka hetim në SPAK për dekonspirim’, gazetarja:

SPAK urdhëroi sot të mos publikohet asnjë informacion i plotë apo i pjesshëm që vjen nga dëshmitë e Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhajt, ndërsa urdhri i adresohet gazetarit të Ora News Elton Qyno.

Gazetarja Anila Hoxha e ftuar në “Top Story” tregoi detaje që nga arrestimi i Dumanit e deri te hetimet në SPAK. Hoxha tha se prokurorët e SPAK-ut e kanë vizituar shpesh Dumanin në spitalin e burgut. Sipas gazetares rrjedhja e informacionit mund të ketë ardhur pasi SPAK përjashtoi BKH-në.

Hpxha tha se është përgjegjësia e SPAK të ruajë sekretin hetimor, teksa tha se aktualisht në ambientet e Prokurorisë së Posaçme ka një hetim për dekonspirim.

“Kjo çështje do zgjasë disa ditë. Historia e Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhajt shkon përtej asaj që quhet sekret hetimor. I tërheq gazetarët që të jenë në kërkim të detajeve për konkurrencë. Pikëpyetja e parë është nëse sekreti u dëmtua kur e tha Dumani apo më herët. Pasi Dumani u arrestua, u shpërnda një video e arrestimit ku ishte strehuar pasi ishte plagosur. Gledis Nano e konsideroi një sukses pasi Dumani gjurmohej prej kohësh ndërsa policia po dështonte. Sapo pacienti u transferua në spitalin e burgut, pati masa nga SPAK. Merrte liri me kusht për shkak të një sëmundje të zëmrës. Për shkakun shëndetësor del pas arrestimeve. Ky shtetas, nga krime të vogla u perfeksionua. U dënua me kusht dhe askush nuk e kontrolloi. SPAK e ka në duar, përpiqet të ruajë sekretin, prokurorët fillojnë dhe e vizitojnë shpesh në spitalin e burgut. SPAK ka partner policinë e shtetit, ndërkohë që duhet të ketë BKH, këtu fillon problem. Prokurore te SPAK vizituan shpesh Dumanin ne spitalin e burgut. Prokuroria e Posacme  perjashtoi policine e BKH e ketu nisin rrjedhjet e para te informacionit Po të duan I ruajnë shumë mirë sekretët. Në spitalin e burgut ka policë të burgjeve, ambientet e spitalit janë të pa konsiderueshme. Në ditët e para qarkulloi informacione që Nuredini kishte filluar të fliste, kjio ishte çëshja më e diskutuar. U raportua që është penduar, ishte një lajm I madh se dihej kush ishte Dumani dhe Hoxha. Në SPAK aktualisht ka një hetim për dekonspirim. Ata vërtet thonë që e kishin me gazetarin, por ata thonë ndalohet publikimi i pjesshëm apo i plotë”, tha Hoxha. 

Të fundit