Flash News

E-TJERA

"Ka kaluar afati i vendimit", GJKKO rrëzon kërkesën e Jaeld Çelës për lirim nga burgu

"Ka kaluar afati i vendimit", GJKKO rrëzon kërkesën e

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar rrëzoi kërkesën për lirim nga burgu të ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Jaeld Çela.

Çela kërkoi lirim me argumentin se ka kaluar afati 1-vjeçar nga ditë e vendimit në Gjykatën e Apelit. Por gjyqtari Erjon Bani ka hedhur poshtë kërkesën e Çelës.

Jaeld Çela është dënuar me 3.4 vite burg për shpërdorim detyre. Ai është i pandehur së bashku me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Në maj të vitit 2020, ish-kreu i Policisë së Vlorës u vetëdorëzua pas dy vitesh arrati, teksa akuzohet për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike”, “Trafikim i bimëve narkotike” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

Të fundit