Flash News

E-TJERA

"Ka marrë përmasa të frikshme", gazetari tregon qytetin ku po kultivohet k*nabis

"Ka marrë përmasa të frikshme", gazetari tregon qytetin

Gazetari Artan Hoxha, teksa komentiu një raport të fundit të Guardia di Finanza për hapësirat e mbjella me kanabis në Shqipëri, tregoi zonën ku droga po kultivohet në mënyrë alarmante.

I ftuar në “Kjo Javë” në News24, Hoxha tha se në Shkodër është vënë re një rritje e hapësirave të kultivimit të kanabisit.

"Sasitë e eliminuara këtë vit tregojnë se ka pasur një rritje të ndjeshme në kultivimin e kanabisit në Shqipëri, sidomos në qarkun e Shkodrës në përmasa të frikshme. Historikisht në vitet parazgjedhore sasia e kanabisit është rritur. Mbjellja është rritur po ashtu për shkak të rritjes së çmimit dhe shtimit të turistëve në vend", tha Hoxha.

Të fundit