Flash News

E-TJERA

"Ka mbjellë vetëm varfëri", Mediu: Hollanda dhe BE po e bëjnë të qartë se me Ramën nuk ka Shqipëri Europiane

"Ka mbjellë vetëm varfëri", Mediu: Hollanda dhe BE po e

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu zhvilloi një takim me strukturat e njësisë 9 në Tiranë. Aleati i të djathtëve akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka sjellë në vend varfëri, pasiguri, korrupsion dhe krim, papunësi dhe eksod masiv.

Sipas tij, Rama ka refuzuar kërkesën e perëndimit, për të bërë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Gjithashtu theksoi se Hollanda dhe BE po i bëjnë të qartë shqiptarëve se me Edi Ramën nuk ka Shqipëri Europiane.

“Tirana dhe mbarë Shqipëria e bashkuar me opozitën e djathtë, do të ndalin shkatërrimin e vendit. Regjimi i Edi Ramës ka mbjellë vetëm varfëri, pasiguri, korrupsion dhe krim, papunësi, eksod masiv. Edi Rama ka refuzuar kërkesën e BE, Amerikës dhe Gjermanisë, për të bërë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Hollanda dhe BE po i bejne te qartë shqiptareve se me Edi Ramën nuk ka Shqipëri Europiane.

Përballë kësaj situate, opozita pa humbur kohë duhet të bashkohet me njerëzit në çdo skaj të vendit, për t’u përballur me manipulimin e zgjedhjeve, i cili ka filluar nga Edi Rama, me ndryshimin e Kushtetutës, Kodit Zgjedhor, bashkëpunimin me struktura të inkriminuara, si dhe kërcënimin karshi administratës. Liria, jeta dhe ndërtimi i një Shqipërie Europiane janë të drejta që na i ka dhënë Zoti dhe nuk mund t’i lëmë peng të regjimit të korruptuar të Edi Ramës”, tha Mediu.

 

Të fundit