Flash News

E-TJERA

“Ka një kohë për të vepruar, por edhe për të reflektuar”, Gledis Nano flet pas largimit si drejtues i policisë

“Ka një kohë për të vepruar, por edhe për të

Gledis Nano, ish-drejtori i Policisë së Shtetit ka folur për angazhimet e tij pas largimit nga kjo detyrë.

Në një intervistë për “5pyetjet.al”, Nano ka treguar se si ka vijuar itinerari i tij dhe me çfarë po merret aktualisht.

“Kam vijuar itinerarin tim, me angazhime akademike, intelektuale por padyshim edhe me obligimet familjare, sidomos me fëmijët e mi, të cilëve për shumë vite, nuk iu kam dhënë gjithë kohën dhe vëmendjen që ata kërkonin nga unë, për shkak të funksioneve dhe detyrave që kam kryer.

Ka gjithmonë një kohë për të vepruar, siç ka edhe një kohë për reflektim. Terreni preket gjithmonë nga erozioni, ashtu si edhe moti nga rituali i stinëve dhe çdokush, ashtu si edhe unë, duhet të jetë i vetëdijshëm dhe mëse i bindur, për vendin dhe rolin që e pret në këtë cikël evolutiv”, thotë Nano.

I pyetur nëse i ka mbetur peng largimi si drejtues i policisë, ish drejtori thotë se “Nëse do të rrija një çast apo një ditë më tepër në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, e di fare mirë, që ai njeri apo ai grup individësh që shkelin ligjin apo abuzojnë me të drejtën dhe lirinë e dikujt tjetër, do të përjetonin një çast apo një ditë më tepër, peshën e pasigurisë. Dhe kështu do të vijonte dhe vetëm kështu mund të ishte…”.

 

Të fundit