Flash News

E-TJERA

“Ka një realitet të rrezikshëm ”, Karamuço: Mercenarë të grupit “Wagner” kanë hyrë në territorin e Kosovës

“Ka një realitet të rrezikshëm ”, Karamuço:

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço komentoi situatën që është krijuar së fundi në veri të Kosovës, teksa vuri në dukje se Serbia ka zhvilluar përgjatë viteve një personalitet të dyfishtë politik. 

I ftuar në ABC, ai tha se  pjesëtarë të grupit Wagner kanë hyrë dhe kanë dalë në Kosovë në mënyrë ilegale.

“Ka një realitet shumë të rrezikshëm për konflikt. Me të dhënat që kanë shërbimet inteligjente ushtarake të NATO-S, janë dhe Wagner. Kanë hyrë dhe kanë dalë në territorin e Kosovës në mënyrë ilegale. Sepse aty ka kontrabandë armësh, ushqimesh”, tha Karamuço në emisionin “Log.” .

Grupi “Wagner” është një organizatë mercenare ruse që operon në Republikën e Afrikës Qendrore dhe në vende të tjera përreth. Në Afrikë, luftëtarët e saj janë gjithashtu të përfshirë në Libi, Sudan dhe Mozambik dhe duket se do të luajnë një rol në Mali.

 

Të fundit