Flash News

E-TJERA

"Ka një vendim për PD"/ Gjykata e Lartë rrëzon Krichbaum: Asnjë datë për shqyrtimin e çështjes

"Ka një vendim për PD"/ Gjykata e Lartë rrëzon

Deputeti gjerman i Bundestagut, pak ditë më parë teksa ndodhej në një vizitë zyrtare në Tiranë, deklaroi për mediat se Gjykata e Lartë në Shqipëri kishte dhënë një vendim për çështjen e Partisë Demokratike.

Krichbaum u shpreh se Gjykata e Lartë kishte shpallur mospajtueshmëri, vendim për të cilin nuk kishte asnjë njoftim nga autoritet shqiptare.

“Mendoj se ju duhet të jeni më të informuar se mua. Pasi Gjykata e Lartë e ka kthyer për mospajtueshmëri këtë çështje (çështjen e PD). Një parti ka një procedurë legale dhe më vjen keq për këtë shpërbërje të PD. Por janë çështje që duhet t’i zgjidhë vetë partia dhe jo nga ne jashtë”, deklaroi Krichbaum.

Mirëpo, deklarata e tij ndeshi me pikëpyetjet e gazetarëve që kërkonin një sqarim. Ata i thanë deputetit gjerman se nuk ishin në dijeni të ndonjë vendimi të tillë për çështjen e PD-së.

Ora News ka kontaktuar me Gjykatën e Lartë për t’u informuar nëse është marrë ndonjë vendim për çështjen e PD-së dhe nuk është njoftuar, apo nëse deputeti Krichbaum gaboi me deklaratën.

Gjykata e Lartë mohon që të jetë marrë një vendin dhe shprehet se në momentin që do të ketë një datë për shqyrtim, do të jepet edhe njoftimi.

“Në përgjigje të kërkesës suaj, paraqitur  nëpërmjet postës elektronike, ju bëjmë me dije se çështja për të cilën ju interesoheni është regjistruar pranë Gjykatës së Lartë në datë 24.05.2023 me nr 90600-00296-00-2023 akti.

Kjo çështje, për shkak të objektit që ka, “Rekurs (Prishje Rigjykim)” hyn tek çështjet për të cilat gjykata investohet me procedurë të përshpejtuar.

Për këtë arsye, por edhe për shkak të natyrës sensitive që ajo mbart, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë ju bën me dije se ajo do të shqyrtohet shumë shpejt, në Dhomë Këshillimi.

Me datën e shpalljes së saj, do të njiheni nëpërmjet njoftimeve publike në faqen zyrtare web të gjykatës”, thuhet në përgjigje.

Të fundit