Flash News

E-TJERA

“Ka pasur një ndeshje boksi në Dubai”, Hoxha tregon si u ekstradua Plarent Dervishaj

“Ka pasur një ndeshje boksi në Dubai”, Hoxha tregon si u

Gazetari Artan Hoxha ka folur për arrestimin dhe ekstradimin e Plarent Dervishajt dhe Julian Meçes.

I ftuar në EuroneWs Albania, Hoxha tha se në muajin korrik në Dubai ka pasur një ndeshje mes një boksieri të huaj dhe një shqiptar. Sipas Hoxhës, aty ka pasur një përplasje fizike që ka çuar në reklamimin e dyshes së shumëkërkuar.

Gazetari thotë se denoncimi i qytetarit i cili është dhunuar ka çuar në identifikimin e Plarent Dervishajt.

“Në fund të korrikut, ka patur një ndeshje boksi e cila është reklamuar shumë edhe në mediat shqiptare, e një boksieri shqiptar me një boksier të huaj. Kjo ndeshje është realizuar në një ambient në Dubai ku ka patur një pjesëmarrje shumë të madhe të shqiptarëve mes tyre edhe personazhe të tilla që jetojnë atje. Në atë aktivitet janë përplasur shqiptar që kanë pasur probleme të mbartura. Bëhet fjalë për një personazh i cili është pjesë e grupeve të kryeqytetit i cili më parë ka pasur njohje me Plarent Dervishin dhe me Julian Meçen dhe më pas kanë pasur një konflikt me një pjesëtar tjetër të grupit. Mesa duket aty ka pasur përplasje fizike.

Autoritetet e Dubait kanë arritur ta konfirmojnë këtë se ndaj këtij qytetari, i cili më pas ka shkuar e ka bërë kallëzim. Për shkak të këtij kallëzimi policia e Dubait ka bërë verifikimin me kamerat e sigurisë dhe ka rezultuar se denoncimi ka qenë i saktë. Ata kanë shkuar në vilën ku qëndronte Plarent Dervishi dhe në fillim i kanë thënë që po e marrin që të mos ketë një goditje ndaj tij, gjithashtu i kanë bërë të qartë se ai ka shkelur rregullat e për këtë arsye ai do të riatdhesohej. Pra ai nuk ka ardhur me masë ekstradimi, ai dhe Julian Meçaj kanë ardhur sepse kanë shkelur rregullat e qëndrimit në Dubai. Të dy kanë qenë me leje qëndrimi të rregullt në Dubai”, tha Hoxha.

Të fundit