Flash News

E-TJERA

“Ka pasur prej kohësh raport intim”, gazetari tregon bisedën me vajzën e shfaqur në video me Gjicin

“Ka pasur prej kohësh raport intim”, gazetari tregon

Gazetari Edison Vatnikaj ka treguar bisedën me vajzën që u shfaq në video-skandalin e Safet Gjicit.

Në Euronews Albania, Vatnikaj tha se kishte pasur një telefonatë me vajzën në fjalë e cila i kishte treguar për marrëdhënien e saj me Gjicin, duke thënë se frekuentoheshin prej disa kohësh.

Sipas gazetarit, vajza nuk i ka treguar se si është regjistruar video, por ka thënë se çështja po përdoret politikisht.

“I kam shkruar dhe më ka marrë vet më pas, Nga biseda nuk ishte e shqetësuar por kishte pak vrejtje përsa i përket komenteve politike.  Ajo më tha se me Gjicin ka pasur prej kohësh një raport intim dhe si duket nuk është shqetësuar fare. E kam pyetur se si është regjistruar video, nuk më ktheu përgjigje por më tha se është shpërndarë nga një person i tretë që mesa kuptova më tha se është një shok. Nga informacionet që kam marrë unë jeton në lagjen 12 të Durrësit. Ka një fëmijë të moshës 12 vjeç. Nuk e di nëse është e martuar apo e divorcuar”, tha gazetari.

Të fundit