Flash News

E-TJERA

"Ka patur përplasje personale", Lala tregon ç'ndodhi në përballjen e Veliajt me Ols Dadon në Gjykatën e Posaçme

"Ka patur përplasje personale", Lala tregon ç'ndodhi

Gazetarja Klodiana zbardhi të tjera detaje nga seanca në Gjykatën e Posaçme për vlerësimin e masës së sigurisë, mes kryebashkiakut Erion Veliaj dhe prokurorit Olsi Dado.

E ftuar në News24, ajo deklaroi se tensioni në seancë ka qenë shumë i lartë, ndërsa Veliaj e ka konsideruar prokurorin si lunatik dhe i ka përndjekur bashkëshorten Ajola Xoxe gjatë hetimeve.

"Ata u përballën në SPAK dhe kanë patur një seancë të marrjes në pyetje shumë të tensionuar. Kanë shkuar deri në përplasje personale me njëri-tjetrin sepse Veliaj fillonte me etiketimet e tij dhe prokurori duke tentuar të jetë i kujdesshëm dhe t’i përmbahet pyetjeve, në këtë aspekt duke se situata mes tyre ishte e agravuar.

Veliaj nuk ka të njëjtin qendrim si për zotit Dado ashtu edhe për Dumanin. Edhe në seancën e komunikimit të masë së sigurisë përplasjet kanë qenë shumë të forta. Zoti Dado ka ndërhyrë disa herë sepse Veliaj e konsideronte si lunatik dhe se i kishte përndjekur bashkëshorten me hetimet e tij.

Dado ka kërkuar dhe ka pasur ndërhyrje edhe nga zoti Dumani, Veliaj ka folur shumë gjatë në gjykatë ka pasur tension”, tha ajo.

Të fundit