Flash News

E-TJERA

"Ka presion", Ilir Konomi: Votat me postë po bëjnë diferencën në garën Trump-Biden

"Ka presion", Ilir Konomi: Votat me postë po bëjnë

Gazetari Ilir Konomi ka komentuar ecurinë e numërimit të votave deri në këto momente në SHBA. Sipas tij, situata ndryshe nga orët e mëngjesit është përmbysur, pasi votat në postë favorizojnë Joe Biden.

Ai tha se në këto zgjedhje ka pasur presion ndaj zyrtarëve, sidmos për numërimin e shpejtë të votave.

"Dinamika është e ndryshme. Njerëzit që kanë votuar personalisht kanë votuar më shumë për Donald Trump, pastaj situata ndryshoi, kur filloi numërimi në postë. Shumë organizata i anojnë sondazhet ku duan ata. Para disa dekadash zgjedhjet kanë pasur një rezultat më të qartë, ndërsa nga viti 2000 gjendja ndryshoi. Presioni ka qenë në masë, por më tepër zyrtarët sesa agjensitë mediatike" tha Konomi për "Real Story".

Të fundit