Flash News

E-TJERA

“Ka prova, do ndodhë shumë shpejt”, ish-prokurori bën deklaratën e bujshme: Do kemi goditje penale brenda SPAK-ut!

“Ka prova, do ndodhë shumë shpejt”, ish-prokurori bën

Ish-prokurori i Përgjithshëm Shkëlqim Hajdari ka bërë njw deklaratë tw fortw duke thwnw se brenda gjykatës së posaçme kundër korrupsionit SPAK do të ketë hetime.

I ftuar në studion e emisionit ‘Open’ në News24, Hajdari deklaroi se shumë shpejt do ketë segmente ose individë brenda SPAK-ut që kanë shkelur betimin e prokurorit dhe se brenda kësaj strukture do ketë goditje penale pasi ka prova për këtë shkelje.

“Ne do shikojmë shumë shpejt që nëse segmente të caktuara të SPAK-ut kanë shkelur betimin e tyre, SPAK-u e ka shitur sovranitetin, ata janë në përgjim. Do kemi goditje penale brenda SPAK-ut, absolutisht, ka prova. Ne nuk kemi pasur SPAK dhe janë arrestuar prokurorë të tjerë. Nëse del një provë. Nuk rrëshqitën në media ku popullit iu shit sikur mbaroi çështja e inceneratorëve dhe rrodhën disa kontrata dhe SPAK tha që çështja nuk është mbyllur”, tha ai.

 

 

 

Të fundit