Flash News

E-TJERA

“Ka qëndrime të njëanshme”, Kim: Reagimi im për presidentin, i diskutuar me Uashingtonin

“Ka qëndrime të njëanshme”, Kim: Reagimi im për

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri ka komentuar deklaratat e Presidentit Ilir Meta, i cili e akuzoi atë se mban qëndrime të njëanshme dhe se ka ndërhyrë në punët e brendshme të vendit.

Diplomatja tha në emisionin “Opinion” se detyra e saj në Shqipëri është të shprehë qartë qëndrimin e Shteteve të Bashkuara përmes kreut të shtetit, kreut të qeverisë dhe ministrave.

Lidhur me me reagimin e saj në rrjetet sociale për Presidentin Meta, Kim tha se ishte një reagim i konsultuar në Uashington dhe aspak personal.

Pjesë nga Intervista

Blendi Fevziu: Ambasadore, ju patët një debat të fortë me Presidentin e Republikës Ilir Meta. Çfarë ndodhi midis jush dhe Presidentit të Republikës?

Ambasadorja Kim: E di që njerëzit duan të shohin pak drama dhe emocione, por ajo që do përsëris është se kur flas, flas në emër të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe e bëjmë këtë seriozisht, kur arrijmë një qëndrim dhe detyra ime është të siguroj që qëndrimi ynë është sa më i qartë që mundet. Përpiqemi ta bëjmë këtë shumë të qartë, së pari për Qeverinë Shqiptare dhe e bëjmë këtë nëpërmjet diskutimeve me zyrtarë të lartë, përfshi Kryeministrin, Presidentin, Ministrat dhe përpiqemi ta bëjmë pozicionin e SHBA sa më të qartë që mundet për popullin shqiptar. Këtë do të vazhdoj të bëj.

Blendi Fevziu: Le të themi, diskutuar me Uashingtonin?

Ambasadorja Kim: Absolutisht.

Blendi Fevziu: Jo një deklaratë personale?

Ambasadorja Kim: Sigurisht që jo.

Blendi Fevziu: Por Presidenti ju ka akuzuar se jeni përfshirë në punët e brendshme të Shqipërisë.

Ambasadorja Kim: Mendoj se ka të drejtën të ketë mendimet e tij, por edhe një herë, unë mund vetëm të bëj punën time, e cila është të shpreh pikëpamjet dhe të sqaroj pozicionin e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara.

Blendi Fevziu: Ka gjithmonë probleme midis Metës dhe ambasadorëve amerikanë. A ka diçka konkrete midis Shteteve të Bashkuara dhe Presidentit apo janë vetëm probleme të ditës?

Ambasadorja Kim: Nuk do të komentoj për çështje të brendshme

 

Të fundit