Flash News

E-TJERA

‘Ka rënë transmetueshmëria e virusit’, epidemiologu: Omicron përbën 95% të rasteve

‘Ka rënë transmetueshmëria e virusit’, epidemiologu:

Epidemiologu Ilir Alimehmeti tha se rreth 95% e infektimeve në vendin tonë i përbën Omicron.

I ftuar në ABC News, epidemiologu u shpreh se antitrupat që krijohen nga Omicron, ulin shansat që një perso0n të infektohen edhe me Delta më vonë.

“Jemi diku te 90-95% Omicron dhe diçka tjetër Delta. Antitrupat që krijon Omicron mban larg Deltën. Kemi parë që një person që ka pasur Delta ka pasur mundësi të marrë Omicron mbrapa”, tha ai.

Sa i përket zinxhirit të infektimeve, Alimehmeti tha se ka një rëië në transmetueshmërinë e virusit teksa theksoi se rënia e kurbës mund të jetë vetëm momentale.

“E kemi të vështirë. Ka ngadalësuar. Ka shtete që pasi arritën një farë qetësie pasi u fut varianti i ri i Omicron u rritën, pra  BA2. Ne nuk e dimë kur do të hyjë në Shqipëri. Për momentin shikojmë një ngadalësim dhe shenja të lehta rënie. Por kjo mund të jetë vetëm diçka e momentit”, shtoi epidemiologu.

Epidemiologu tha gjatë muajit Janar kanë dominuar infektimet me Delta, ndërsa pavarësisht rasteve të reja numri i të shtruarve në spitale ka rënë.

Të fundit