Flash News

E-TJERA

“Ka shitur dokumente”, Bushati: Rama po ‘godet’ Arben Ahmetajn se tradhtoi shokët

“Ka shitur dokumente”, Bushati: Rama po ‘godet’ Arben

Analisti Andi Bushati ka komentuar kontrollet në banesën e partneres aktuale të Arben Ahmetajt, dhe banesën e ish-bashkëshortes së tij nga Byroja Kombëtare e Hetimit.

Sipas Bushatit në emisionin Now në Euronews Albania, Ahmetaj nuk po sulmohet si i përfshirë në aferën e inceneratorëve, po si njeriu që tradhtoi shokët.

“Deri tani nga komisioni hetimor, Arben Ahmetaj nuk ka asnjë shkelje të rëndë si ajo që i kemi parë me Veliajn, të kapur me presh në duar me dokumentin që tejkalon këshillin bashkiak. Ahmetaj nëse ndëshkohet, nuk ndëshkohet për drejtësi por ndëshkohet nga paranoja se është njeriu që ka tradhtuar shokët. Ai akuzohet se ka shitur dokumentet për inceneratorët tek opozita”, tha Bushati.

 

 

 

Të fundit