Flash News

E-TJERA

“Ka zyrtarë që s’i i zë gjumi”, Yuri Kim: Kanë frikë se do të shpallen ‘Non Grata’ apo se do shkojnë në burg

“Ka zyrtarë që s’i i zë gjumi”, Yuri Kim:

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka bërë një deklaratë të fortë teksa ka folur për Reformën në Drejtësi.

E ftuar në emisionin ‘Real Story’ në Report Tv, Kim  tha se SPAK po jep rezultate dhe për këtë solli në vëmendje disa raste ku tha se ka ish ministra apo njerëz të fuqishëm që frikësohen se do të shkojnë në burg.

Ka disa njerëz që duan që ju të beson se reforma në drejtësi nuk ka për të ndodhur. Ndaj injorojnë faktet dhe thonë se asgjë s’ka ndodhur kështu që është okay të thuash se s’do ndodhë gjë.

Por faktet tregojnë një histori tjetër. Tregojnë historinë se pandëshkueshmërisë po i vjen fundi. Tregojnë historinë e zyrtarëve të lartë të shqetësuar. Kam dëgjuar plot histori për njerëz që nuk i zë gjumi, duke vrarë mendjen nëse e kanë radhën ata për shpalljen tjetër non-grata apo për ndjekje penale.

Dhe nëse je i shqetësuar, me shumë gjasë ke arsye të forta për t’u shqetësuar. Dhe do t’iu thoja përsëri të gjithë prokurorëve, gjyqtarëve, hetuesve, bëni punën tuaj”, tha Kim.

 

Të fundit