Flash News

E-TJERA

"Kadare e mendonte kohë të humbur", Helena vlerësohet nga Qendra Kombëtare e Librit

"Kadare e mendonte kohë të humbur", Helena vlerësohet

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, ka vlerësuar shkrimtaren Helena Kadare në shenjë mirënjohjeje, me motivacionin “Për librat e saj që me lirizëm edhe guzim, sjellin fatin e karaktereve gra në Shqipëri me një forcë prekëse”.

Helena Kadare, e cila është gjithashtu dhe bashkëshortja e shkrimtarit të njohur Ismail Kadare, është autore e 7 vëllimeve, si “Një lindje e vështirë”, “Një grua nga Tirana”, “Kohë e pamjaftueshme”, “Bashkëshortët” që kanë në qendër jetën vajzërore, të nënës dhe bashkëshortes.

Helena është shprehur se ka qenë çmendje dhe gëzim shumë i madh, pasi Kadare e mendonte kohë të humbur.

“Kanë qenë çmendje dhe gëzim shumë i madh, se Kadare e mendonte kohë të humbur. Jam shumë e prekur pas kaq muajsh komunikoj me kaq shume njerëz. U falënderoj që patët mirëkuptim për të ardh në këto ditë të vështira. Kam shumë kohë që rri në një shtëpi në buze te detit dhe kur ju pashë u emocionova”, tha ajo.

Të fundit