Flash News

E-TJERA

Kadastra e Vlorës nuk gjen qetësi, shkarkohet drejtori dhe shefi i legalizimeve

Kadastra e Vlorës nuk gjen qetësi, shkarkohet drejtori dhe shefi i

Agjencia Shtetërore e Kadastrës në Vlorë ka mbetur sërish pa drejtues. Vetëm pas 5 muajsh në detyrë është shkarkuar drejtori Erdet Mandi. Nga detyra janë shkarkuar edhe shefi i sektorit të legalizimeve dhe shefi i kualifikimeve në këtë institucion.

Dy muaj më parë, drejtuesja e re e Kadastrës, Dallëndyshe Bici kallëzoi në SPAK me akuzën për “shpërdorim detyre” tetë zyrtarë të Kadastrës së Vlorës, mes tyre edhe Erdet Mandin. Mandi është drejtuesi i fundit i një institiucioni, ku shteti ka qenë thuajse inekzistent dhe mafia e pronave ka bërë ligjin. Por, ndryshe nga paraardhësit që kanë dhënë dorëheqje me motivet e problemeve personale apo shëndetësore, Mandi ikën me akuzë nga Drejtoria e Tiranës.

Të fundit