E-TJERA

Kadilli: Basha erdhi si trashëgimtar i Berishës, por është projekt i shteruar

Kadilli: Basha erdhi si trashëgimtar i Berishës, por është

Fatbardh Kadilli, anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike tha se vendimi i tij për të shpallur kandidaturën për kryetar të PD erdhi për faktin se sipas tij situata kërkon një reagim të menjëhershëm.

I ftuar në Euronews, Kadilli bëri përgjegjës të vetëm për humbjen e PD në zgjedhje, kreun e partisë Lulzim Basha i cili sipas tij është një projekt i shteruar, edhe pse është një nga investimet më të mëdha që ka bërë PD prej 16 vjetësh, duke e besuar si trashëgimtari i Berishës.

U rikonfirmua pas një dështimi të turpshëm për faj të tij në 2017. Për këtë arsye kam kërkuar i pari largimin e Bashës nga PD, pasi ai nuk mund të jetë njeriu që do të na çojë në fitore.

Kam kandiduar si një projekt i ri për të zëvendësuar një projekt të dështuar. Është qëllimi për t’u dhënë demokratëve një projekt  të ri për fitore që mund të realizohet vetëm me një lidership të ri dhe një ekip të ri”, tha z. Kadilli.

Të fundit