Flash News

E-TJERA

Kadilli nis turin nga Berati: Sa më të forta të jenë sfidat, aq më i madh është motivimi

Kadilli nis turin nga Berati: Sa më të forta të jenë sfidat,
Fatbardh Kadilli

Kandidati për kryetar i PD-së, Fatbardh Kadilli nis sot turin e takimeve me anëtarët e partisë. Ai bëri me dije se takimet do t'i nisë nga Berati.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kadilli thotë se ka zgjedhur Beratin, pasi aty ka një nga përvojat më të mira gjatë aktivitetit të tij politik.

Ai ka qenë drejtues politik në këtë qark. Kadilli bën me dije se takimi në Berat do të zhvillohet në orën 17:30 në mjediset e bibliotekës së këtij qyteti.

Ndërsa në Kuçovë do e zhvillojë takimin në orën 19:00 te hotel "Familjari".

Të fundit