All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Kadilli video-mesazh për demokratët: Nuk është koha për t’u fshehur pas diabolizmave, por për projekt të ri

Kadilli video-mesazh për demokratët: Nuk është koha për
Fatbardh Kadilli
All - Paragraf - 1

Kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli iu është drejtuar demokratëve me anë të një video-mesazhi, ku thekson se është koha për një qasje të re dhe projekt të ri për PD.

Sipas tij, nuk është koha për t’u fshehur pas "diabolizmave, hileve dhe arrogancës". Kadilli shton se kundërshtari politik nuk ndryshon, ndërsa nënvizon se ka ardhur koha që të reformohet PD.

All - Paragraf - 3

Ai ngre disa pyetje për të djathtët, ndërsa evidenton se aktualisht PD ka paqartësi të lidershipit, mungesë të ekipeve në terren dhe informacionit. Kadilli thotë se të gjitha shqetësimet që i janë drejtuar kryedemokratit Lulzim Basha, kanë ranë në një vesh shurdhër.

"Cili demokrat nuk u shqetësua deri në lodhje nga vonesat e lidershipit, nga mungesa e ekipeve politike në terren?

Cili demokrat nuk u lodh deri në rraskapitje nga paqartësitë e lidershipit?

Nga mungesa e informacionit për çdo vendim të rëndësishëm?

Cili demokrat nuk u rraskapit deri në stërmundim pse nuk u mobilizuan gjithë energjitë, gjithë faktorët dhe gjithë individët që mund të sillnin ndryshimin?"-tha Kadilli.

Të fundit