Flash News

E-TJERA

Kafka e gjetur në një qese në Berat, policia: Nuk kemi të bëjmë me ngjarje kriminale

Kafka e gjetur në një qese në Berat, policia: Nuk kemi të

Vjen reagimi i policisë së Beratit, pasi në media u raportua se punonjësit e varrezave të bashkisë, gjatë pastrimit gjetën një kafkë njeriu të mbështjellë në një qese plastike.

Policia sqaron se nga veprimet e para hetimore rezulton se nuk kemi të bëjmë me ngjarje kriminale, megjithatë mbetjet kockore do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme.

"Në varrezat e qytetit, punonjësit e varrezave të bashkisë, gjatë pastrimit anës rrugës hyrëse për në varreza, kanë gjetur një qese plastmasi transparente, të vjetër, brenda së cilës gjendeshin mbetje kockore humane.

Mbetjet kockore do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme. Është krijuar grupi hetimor, janë plotësuar formularët për ekzaminimin e mbetjeve kockore në Institutin e Policisë Shkencore, dhe vijon puna për dokumentimin e plotë të këtij rasti.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se nuk kemi të bëjmë me ngjarje kriminale"-thuhet në njoftimin e policisë. 

 

Të fundit