Flash News

E-TJERA

Në luftë me jetën: Delvina, kali që i mbijetoi flakëve, simbol i shpresës mes rrënojave

Në luftë me jetën: Delvina, kali që i mbijetoi flakëve,

Javën e kaluar, ndërsa flakët përfshinë zona të tëra të Shqipërisë, banorët u detyruan të largoheshin me nxitim për të shpëtuar jetën e tyre, pa pasur kohë të shpëtonin bagëtitë. Tani që zjarret po shuhen, pasojat e tragjedisë po dalin në pah: dhjetëra kafshë të ngordhura, të tjera të plagosura rëndë dhe njerëz që vajtojnë humbjen e pasurisë më të shtrenjtë.

Në mesin e shpresës dhe dhimbjes, disa vullnetarë po përpiqen të kthejnë jetën aty ku ka mbetur vetëm shkatërrim, shkruan Reuters. Maria Cristina Medina, një shtetase zvicerane që drejton strehën e kafshëve Tierhilfe pranë Tiranës, ishte pranë një kali të djegur në Delvinë, teksa veterineri i jepte antibiotikë dhe trajtim për plagët. Kali, i cili tani mban emrin “Delvina”, nisi të hante e të pinte menjëherë pas mjekimit.

"Delvina ka një shans të mirë për të mbijetuar, pasi mushkëritë e saj nuk u dëmtuan. Ajo po lufton fort për jetën", tha Medina, e përlotur, ndërsa pranë saj një gomar me djegie të rënda priste kujdesin e radhës.

Në luftë me jetën: Delvina, kali që i mbijetoi flakëve,

Çdo ditë, ajo dhe ekipi i saj marrin dhjetëra telefonata dhe foto kafshësh të lënduara. Shumë prej tyre, për fat të keq, nuk kanë mundur të shpëtohen.

"Pashë fotografi të kafshëve të djegura, qava dhe madje vjellja, por pastaj u ktheva dhe vazhdova, sepse ata kanë nevojë për mua", rrëfeu ajo.

Në fshatin Skënderbegas, ku më shumë se 30 shtëpi dhe hambare u shkatërruan, dëshmitë e dhimbshme janë kudo: skelete dhish, lopësh dhe gomarësh të shpërndara mes rrënojave.

Manjola Doci, një banore e fshatit, tha me lot në sy: "Flakët mbërritën shumë shpejt. Ne po nxitonim të shpëtonim fëmijët, por nuk munda ta liroja lopën nga zinxhirët". Lopa e saj, një muajshe shtatzënë, pësoi djegie të rënda. Një fqinj humbi 12 dhitë, një tjetër tre lopë – një goditje e rëndë për një zonë ku bagëtitë janë burim jetese.

Midis tragjedisë, historia e Delvinës mbetet një dritë shprese. Një kafshë që lufton për jetën e saj është bërë simbol i forcës, por edhe i humanizmit të atyre që nuk dorëzohen përballë dhimbjes.

Të fundit