Flash News

E-TJERA

"Kakavija burim infektimi", mjeku jep alarmin: Të infektuarit vijnë nga Greqia, janë të pavaksinuar

"Kakavija burim infektimi", mjeku jep alarmin: Të infektuarit

Lëvizja e udhëtarëve në pikat kufitare është kthyer në një problem shqetësues sa i përket përhapjes dhe transmetimit të infeksionit Covid-19.

Autoritetet në pikën kufitare të Kakavijës në Gjirokastër kanë dhënë alarm lidhur me kontrollin shëndetsor që ushtrohet te të gjithë personat që hynë përmes pikës kufitare në vendin tonë.

Në një intervistë për ABC, drejtori i njësisë shëndetësore në Gjirokastër, Arenc Brahimi tha se pjesa më e madhe e të infektuarve me koronavirus janë emigrantë që kanë ardhur nga shteti fqinj.

“Burimi kryesor i infektimit në Gjirokastër, në këto dy muajt e fundit, kanë qenë ata persona që kanë ardhur nga Greqia. Kemi një pikë kontrolli doganë, që bën një përzgjedhje të personave", është shprehur Brahimi.

Ai theksoi se të infektuarit rezultojnë të mos kenë marrë vaksinën antiCovid, ndërkohë që vihet re dhe depërtimi i variantit të ri "Delta", tashmë i konfirmuar në vendin tonë.

“Kemi disa probleme më tepër me personat që vijnë nga shtetet e huaja, kryesisht nga Greqia pasi janë kryesisht të pavaksinuar. Për ne, vaksinimi është e vetmja mënyrë për të fituar betejën", tha Brahimi.



Të fundit