Flash News

E-TJERA

Kakavijë/ Me 20 kg kanabis të fshehura në sedijen e pasme të “Volvo-s”, pranga 25-vjeçarit

Kakavijë/ Me 20 kg kanabis të fshehura në sedijen e pasme të

Policia ka arrestuar në flagrancë një 25-vjeçar në pikën kufitare të Kakavijës. 25-vjeçari F. G., kishte fshehur në sedijen e pasme të mjetit tip “Volvo” 17 pako të mbështjella me kanabis sativa, pesha e të cilave arrinte në 20 kg.

Lënda narkotike u identifikua pas kontrollit të dytë përmes sistemit TIMS. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua edhe automjeti dhe 1 aparat celular.

Njoftimi i plotë:

Kakavijë.

Intensifikohen kontrollet për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Brenda pak orëve goditen tre raste të kësaj veprimtarie kriminale.

Arrestohet në flagrancë një 25-vjeçar.

Sekuestrohet 20 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva, 63 doza me lëndë të dyshuar Cannabis Sattiva, 1 automjet dhe 1 aparat celular.

Shërbimet e Policisë Kufitare Kakavije, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër, si rezultat i shtimit të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar në informacionet në rrugë operative dhe në analizën e riskut, në dalje të RSH-së, pas verifikimit të të dhënave në sistemin TIMS, kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë automjetin tip "volvo" që drejtohej shtetasi F. G., 25 vjeç, banues në Gjirokastër.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, nga shërbimet e Policisë Kufitare, në serdilet e pasme të mjetit, në një vend të përshtatur janë gjetur 17 pako të mbështjella, brenda të cilave kishte lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva, me peshë totale 20 kg.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, automjeti dhe 1 aparat celular.

 

Të fundit