Flash News

E-TJERA

Kalaja: Spiropali shkoi në gijotinë politike sepse dënoi korrupsionin e Ballukut

Kalaja: Spiropali shkoi në gijotinë politike sepse dënoi

Drejtuesi i Departamentit për Mbrojtjen e Familjes në PD, Aulon Kalaja, komentoi zhvillimet e fundit politike, veçanërisht situatën brenda PS.

I ftuar në “A Show” në Syri TV, Kalaja tha se Spiropali guxoi të dënonte korrupsionin në PS dhe është pikërisht njeriu që e çoi Ramën në piedestal, duke e cilësuar “Skënderbe”.

“Historia e Skënderbeut na ka njohur me një tradhti që Hamzai i ka bërë Skënderbeut. Ndërkohë në politikën shqiptare po ndodh e kundërta. Skënderbeu tradhton Mamicën në këtë rast. Njeriu që e ngriti në piedestal Edi Ramën dhe e quajti Skënderbe ishte pikërisht Spiropali, që është Mamica në këtë rast.

Patjetër pra dhe kjo është edhe karma e kësaj zonje që për mendimin tim dogji etapat, sepse mori një rol, qoftë edhe në departamentin amerikan të shtetit, ku Rama nuk pritej, është e konfirmuar tanimë që ai kërkoi një vizitë dhe një takim me Marco Rubion, e cila ju refuzua. Pra të kalova nga historia te fakt, te sfondi për me kaluar tek gjëja kryesore që është zonja Spiropali pati guximin për me dënuar korrupsionin në Partinë Socialiste. Sepse kjo parti e cila, për mendimin tim po kthehet tek gërmat njëstore.

Tani në shportën e dardhëve dhe mollëve të kalbura, nuk ke çfarë të zgjedhësh, unë jam dakord, por ky ishte një realitet që po ndodhte brenda Partisë Socialiste dhe tha që zonja Balluku po kthehet në një kosto për Partinë Socialiste në këtë rast. Ajo pati guximin ta thonte këtë moment dhe sigurisht shkoi në gijotinë politike për këtë arsye. Pra, kjo zonjë kërkoi distancim nga zonja Balluku, ndërkohë që Rama bëri një rinegociatë me zonjën Balluku duke i dhënë edhe njëherë ministrat që ajo kërkonte si garanci. ”, tha Kalaja.

Të fundit