Flash News

E-TJERA

Kalaja nga protesta: Është koha të kthehemi në luftëtarë, ky popull ujk të shqyen për të drejta

Kalaja nga protesta: Është koha të kthehemi në

Aktivisti Aulon Kalaja deklaroi nga sheshi i protestës se qeveria Rama ka tërhequr vetëm të këqija për Shqipërinë.

Kalaja u shpreh se ka ardhur koha që shqiptarët të bashkohen për ‘besa-besë’ për të fitur ndaj së keqes. Aktivisti i bëri thirrje shqiptarëve të ngrihen në protestë për të mbrojtur shtëpitë dhe atdheun e tyre.

Aktivisti Aulon Kalaja deklaroi nga sheshi para kryeministrisë se qeveria e Ramës ka sjellë vetëm të këqija. Ai i bëri thirrje qytetarëve të bashkohen kundër qeverisë së Ramës.

“Dita për të nisur një betejë kundër shpopullimit. Qeveria ka tërhequr të gjitha të këqijat. Dita për besa-besë, e keqja fiton kur të mirët nuk bashkohen.

Ndalu pak, shikoje veten, vëllai e shoku yt të kanë lënë vetëm, ikën në emigrim. Ne do të presim, kjo besëlidhje ka vend për të gjithë. Për ty që rri sot shtrirë dhe ke detin përballë, nuk do përjetosh kurrë këtë që po përjetoj unë tani. Nga ka ky popull ujk që nuk ka nevojë për bari, të shqyen për të drejtat e veta.

Kur një populli nuk i pëlqen qeveria, nuk ikën populli, por qeveria. Mbroni shtëpinë, atdheun tuaj. Është koha, nga qytetar të kthehemi në luftetare për Shqipërinë tonë. Ky popull ujk të shqyen për të drejta e veta, tha Kalaja.

Të fundit