Flash News

E-TJERA

Kalaja padit për shpifje Veliajn: Ai tha se jam e dënuar për mashtrim, po cënon integritetit tim dhe të kauzës

Kalaja padit për shpifje Veliajn: Ai tha se jam e dënuar për

Juristja Adriana Kalaja, pjesë e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar ka dorëzuar sot në SPAK padi për shpifje ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj. Ky i fundit është shprehur se juristja është e dënuar për mashtrim.

Kështu tha Kalaja për mediat nga mjediset e jashtme të SPAK-ut, duke theksuar se do të mbrojë integritetin e saj profesional. Ajo shtoi se nëse Veliaj do të dispononte një vendim gjykate që Kalaja ka qenë e dënuar për mashtrim nuk do ngurronte ta bënte publike.

Nisur nga kjo, jurista akuzon kryebashkiakun se ka shpifur kundër saj dhe se kërkon të dëmtojë kauzën, ku ajo është e përfshirë.

"Ai tha se përfaqësuesja e aleancës është e dënuar për mashtrim. Ne e dimë shumë mirë që Erion Veliaj bën publike dhe kur nxjerr një mizë nga zyra, ndaj e dimë shumë mirë se po të kishte një vendim gjykate do e nxirrte.

Ndryshe nga ne, ai është një burracak, shpifës dhe kërkon të ulë nivelin e integritetit tim moral dhe të ulë figurën time në sytë e mbështetësve. Në këto kushte unë e kam argumentuar dhe e konsideroj si shpifje ndaj personit tim por që nuk cënon vetëm integritetin tim, por edhe të kauzës", tha Kalaja.

Të fundit