Flash News

E-TJERA

Kalendari i plotë i Kategorisë Superiore/ Teuta nis mbrojtjen e titullit kundër Partizanit, kur luhen 3 derbet e kryeqytetit

Kalendari i plotë i Kategorisë Superiore/ Teuta nis mbrojtjen e

Paraditen e kësaj të premteje është hedhur shorti për kalendarin e Kategorisë Superiore për sezonin e ri 2021-2022. Shorti është hedhur në orën 10:00 në ambientet e sallës së konferencave të stadiumit “Air Albania”.

Që në javën e parë do të kemi një supersfidë, ku Teuta do të nisë mbrojtjen e titullit dhe do të presë Partizanin.

Këtë vit do të luhen 12 derbe pasi në Superligë luajnë Tirana, Dinamo dhe Partizani. Goglat kanë përcaktuar që derbi i parë të luhet në javën e katërt, ai mes Dinamos dhe Partizanit, ndërsa në javën e gjashtë do të luhet derbi tjetër Tirana - Partizani. Ndërsa në javën e tetë do të luhet derbi mes Tiranës dhe Dinamos.

Sfida mes Vllaznisë dhe Tiranës do të luhet në javën e shtatë, ndërsa Partizani-Vllaznia në javën e tretë.

Sipas vendimit të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Kategoria Superiore do të fillojë më 11 shtator 2021 dhe do të mbarojë më datën 26 maj 2022. Edhe Kategoria e Parë nis po më datën 11 shtator 2021 për t’u mbyllur më datën 7 maj 2022.

Kalendari i Kategorisë Superiore:

JAVA 1
Tirana-Skënderbeu
Egnatia-Kukësi
Kastrioti-Dinamo
Laçi-Vllaznia
Teuta-Partizani

JAVA 2
Skënderbeu-Partizani
Vllaznia-Teuta
Dinamo-Laçi
Kukësi-Kastrioti
Tirana-Egnatia

JAVA 3
Egnatia-Skënderbeu
Kastrioti- Tirana
Laçi-Kukësi
Teuta-Dinamo
Partizani-Vllaznia

JAVA 4
Skënderbeu-Vllaznia
Dinamo – Partizani
Kukësi -Teuta
Tirana – Laçi
Egnatia- Kastrioti

JAVA 5
Kastrioti – Skënderbeu
Laçi – Egnatia
Teuta – Tirana
Partizani – Kukësi
Vllaznia – Dinamo

JAVA 6
Skënderbeu – Dinamo
Kukësi -Vllaznia
Tirana – Partizani
Egnatia – Teuta
Kastrioti – Laçi

JAVA 7
Laçi – Skënderbeu
Teuta – Kastrioti
Partizani – Egnatia
Vllaznia -Tirana
Dinamo – Kukësi

JAVA 8
Skënderbeu – Kukësi
Tirana – Dinamo
Egnatia – Vllaznia
Kastrioti – Partizani
Laçi – Teuta

JAVA 9
Teuta – Skënderbeu
Partizani -Laçi
Vllaznia -Kastrioti
Dinamo- Egnatia
Kukësi- Tirana

Të fundit