Flash News

E-TJERA

Kalendari zyrtar: Sa festa zyrtare do të kemi në 2026-ën?

Kalendari zyrtar: Sa festa zyrtare do të kemi në 2026-ën?

Pushimet zyrtare nuk janë vetëm ditë pauze nga puna, por edhe tregues i historisë, identitetit dhe traditave që një vend zgjedh të festojë. Teksa 2025 po shkon drejt fundit me disa ditë shtesë pushimi për administratën, vëmendja tashmë kthehet nga viti 2026 dhe numri i ditëve që shqiptarët do të kenë për të festuar.

Sipas kalendarit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, viti 2025 ka përfshirë 15 ditë feste zyrtare, të shoqëruara edhe nga dy ditë të veçanta pushimi. Në prag të mbylljes së vitit, Këshilli i Ministrave ka vendosur që e premtja, 26 dhjetor, të jetë ditë pushimi për administratën publike, duke e zgjatur festën e Krishtlindjes. Meqenëse 25 dhjetori është festë zyrtare dhe bie të enjten, punonjësit e administratës përfitojnë dy ditë pushimi radhazi, ndërsa institucionet publike do të rifillojnë punën të hënën pasuese.

Sa i përket vitit 2026, parashikimet mbeten të pandryshuara në numër. Kalendarët zyrtarë tregojnë se edhe viti i ardhshëm do të ketë 15 festa zyrtare. Nga këto, gjashtë janë festa fetare, ndërsa nëntë lidhen me ngjarje historike dhe kombëtare.

Në krahasim me vendet e botës, Shqipëria klasifikohet si një vend me relativisht pak ditë festash apo pushimesh, me 15 të tilla në total.

01 janar 2026
Festat e Vitit të Ri
02 janar 2026
Festat e Vitit të Ri
14 mars 2026
Dita e Verës*
20 mars 2026
Dita e Bajramit të Madh**
22 mars 2026
Dita e Nevruzit*
05 prill 2026
E diela e Pashkëve Katolike*
12 prill 2026
E diela e Pashkëve Ortodokse*
01 maj 2026
Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve
27 maj 2026
Dita e Kurban Bajramit**
05 shtator 2026
Dita e Shenjtërimit të Shenjt Terezës*
22 nëntor 2026
Dita e Alfabetit*
28 nëntor 2026
Dita Flamurit dhe e Pavarësisë*
29 nëntor 2026
Dita e Çlirimit*
08 dhjetor 2026
Dita Kombëtare e Rinisë
25 dhjetor 2026
Krishtlindjet

Të fundit