Flash News

E-TJERA

Kalimet e paligjshme në Britani, “The Sun”: Shqiptarëve po u thonë të vijnë para zgjedhjes së kryeministrit, çmimet kanë rënë

Kalimet e paligjshme në Britani, “The Sun”: Shqiptarëve po

Pasi ngritën alarmin se shqiptarët përbënin 40% të emigrantëve të paligjshëm që po shkonin në Mbretërinë e Bashkuar, mediat britanike shkruajnë se trafikantët po iu kërkojnë që të shkojnë drejt Anglisë përpara zgjedhjes së kryeministrit të ri.

Ata u thonë atyre se një udhëheqës i ri do të ndalojë të gjitha kalimet e kanalit të La Manshit. Më tej shtojnë se kontrabandistët kanë ulur gjithashtu çmimin në 2,000 £ për person, krahasuar me 10,000 £ në muajt e kaluar.

Ndërkohë çmimet për kalimin e fshehur në një kamion janë rreth 22,000 £, por rreziku për t’i kapur është shumë i lartë. Nëntë banda qëndronin pas 2,863 emigrantëve që erdhën nga 1 qershori deri më 12 korrik. Prej tyre, 1,075 ishin shqiptarë.

Numri i përgjithshëm që ka bërë udhëtimin këtë vit arriti në 18,000 të shtunën, kur 337 kaluan në dhjetë varka.

 

Të fundit