Flash News

E-TJERA

Kallashin me fishekë në fole gati për qitje/ Parandalohet një krim në Këlcyrë, 55-vjeçari i drejton armën policisë

Kallashin me fishekë në fole gati për qitje/ Parandalohet

Një krim i mundshëm është parandaluar nga policia në Këlcyrë dhe si pasojë është arrestuar një 55-vjeçar. Pas hekurave ka përfunduar shtetasi me iniciale S.A.

Sipas burimeve zyrtare, ky shtetas në gjendje të dehur, pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin A. S., ka shkuar në banesë ku ka marrë një armë zjarri dhe është drejtuar për në banesën e shtetasit A. S. 55-vjeçari është konstatuar nga uniformat blu në afërsi të qendrës së qytetit Këlcyrë duke lëvizur më një armë zjarri kallashnikov me vete.

Në momentin e ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, shtetasi S. A. iu ka drejtuar uniformave blu, armën të cilën e kishte me fishekë në fole gati për qitje, por është bërë i mundur neutralizimi dhe arrestimi i tij. Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit automatik dhe 2 krehra me fishekë luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet, për veprime të mëtejshme.

Të fundit