Flash News

E-TJERA

Kallëzim në SPAK për Edona Bilalin, eksperti i IT: Ministria po shpërdoron grantet e sipërmarrjes

Kallëzim në SPAK për Edona Bilalin, eksperti i IT: Ministria po

Eksperti i IT, Gent Progni deklaroi se po përgatit një kallëzim në SPAK për Ministren e Shtetit për Mbrojtjen e SIipërmarrjes, Edona Bilali.

I ftuar në PANORAMA TV, Progni u shpreh se është zbuluar skema se si shpërndahen paratë e grantet për sipërmarrje, pa paraqitur asnjë ide apo projekt konkret.

“Po përgatisim një denoncim dhe për në SPAK se kemi gjetur shumë mangësi, persona që vetëm lidhen me ministren s’kanë asnjë ide, s’kanë prezantuar asgje e paratë i kanë marrë vetëm se kanë një lidhje me ministren.

Kemi zbuluar kompaninë që është marrë me fushatën e ministres në kohën që kandidonte, kompani e cila s’ka çuar asnjë ide por ka marrë shumë para.

Kemi zbuluar një person të lidhur si punonjëse e ministres në kompaninë që ka pasur më parë konsulence e auditimi e cila ka marrë shumë para po s’ka çuar asnjë ide, të gjitha këto do i cojmë në kallëzim”, tha Progni.

Të fundit