Flash News

E-TJERA

Kallëzohet në SPAK kryebashkiaku i Elbasanit, Gledian Llatja

Kallëzohet në SPAK kryebashkiaku i Elbasanit, Gledian Llatja

Adriana Kalaja dhe Blendi Himçi kanë kallëzuar në SPAK kryetarin e Bashkisë Elbasan, Gledian Llatjen, për krim zgjedhor.

Sipas Himçit janë punësuar disa persona si tek pyjet dhe shërbimet e fshatrave, për të cilët ka dyshime se janë punësuar në mënyrë fiktive.

Ky është kallëzimi i parë publik, që prej krijimit të Task Forcës nga SPAK për krime zgjedhore. Kalaja tha se i takon SPAK të tregojë se e ka seriozisht hetimin e krimit zgjedhor.

“Edhe ky kallëzim i sotëm është një shans në duart e SPAK dhe Altin Dumanit, që Task-Forca është ngritur seriozisht për hetimin ndaj krimit zgjedhor. Do vijojmë me denoncimin e krimit zgjedhor”, u shpreh Kalaja.

Të fundit