Flash News

E-TJERA

Kallzimi për dhunë, avokati i Princ Lekës: Do kërkojmë largimin e Elias nga pallati mbretëror

Kallzimi për dhunë, avokati i Princ Lekës: Do kërkojmë

Avokati i princ Lekës zbuloi se Aranit Roshi zbuloi Princi do i kërkojë ish-bashkëshortes që të largohet nga Pallati Mbretëror dhe se do i sigurojë asaj qiranë në një tjetër banesë. Ai theksoi se e gjithë skena e dhunës ndaj Princ Lekës është e filmuar dhe se pamjet i janë dorëzuar Policisë. Princ Leka ka kërkuar urdhër-mbrojtje, dhe po ashtu edhe ish-bashkëshortja e tij.

“Është depozituar kërkesa për zgjidhjen e çështjes me marrëveshje e nënshkruar nga të dy palët. Të gjitha palët kanë rënë dakord. Nuk ka patur problematika në lidhje me sistemimin e marrëdhënieve me papoja të rrjedhin nga divorci, por motivet kanë qenë me mënyrën si e kanë përjetuar zgjidhjen e martesës familjare. Princi ka kërkuar urdhër mbrojtje, ka bërë dhe një kallëzim penal. Ne jemi të gatshëm, ne jemi larguar nga ato, nga banesa dhe ka krijuar komoditetet Elias për zgjidhjen e martesës, i ka kaluar disa pasuri që t’i sigurojë jetesë dinjitoze.

Por tani, ne do kërkojmë që të sigurojmë pagesën e një qiraje që ajo të jetojë diku tjetër dhe të largohet nga Pallati. Kemi vajtur, kemi bërë kallëzimin dhe kemi kërkuar urdhër-mbrojtje, dhe pala tjetër është paraqitur më mbrapa. Besoj se dhe Elia për të njëjtat pretendime. E gjithë skena e dhunës është e regjistruar, për arsye etike nuk i kemi publikuar, por i janë vënë në dispozicion policisë dhe aty duket kush ka qenë dhunuesi dhe kush i dhunuari”, u shpreh avokati për RTSH-në.

Të fundit