Flash News

E-TJERA

"Kalo Vjosën, dil në Vlorë, pesë ministra me këmborë"/ Dokle publikon vjershën e shkruar në '97, si reagoi Fatos Nano kur e lexoi

"Kalo Vjosën, dil në Vlorë, pesë ministra me
Namik Dokle

Ish-deputeti socialist Namik Dokle është kthyer pa në kohë dhe ka treguar një vjershë që ka shkruar në '97, kur ka ardhur në pushtet qeveria e Fatos Nanos.

Ai tregon se shpesh shkruante vjersha në vend të fjalimeve dhe kolegët e tij e dinin këtë gjë. Dokle tregon se vjerëshn ia kishte treguar Fatos Nanos dhe se ky i fundit buzëqeshi dhe e futi në dosjen e raportit që kishte lexuar para deputetëve.

Në vjershën e tij me nuanca gazmore, Dokle ndalet te ministrat e asokohe dhe vendet që ata përfaqësonin.

Vjersha Dokles:

Tepelena gur i thatë

Dy ministra nga nje fshat,

Kalo Vjosën, dil në Vlorë,

Pesë ministra me kemborë.

Myzeqe edhe Devoll,

Nje ministër e kanë boll,

Nje minister ka dhe Korça,

Barabar dhe Shkodër locja.

Elbasani ka një Cekë

Dhe Mirdita ka një Ndrekë,

Vetëm Lushin gjith’ Veriu

Kujt t’ia ndreq më parë i ziu…

Të fundit