Flash News

E-TJERA

Kaloi covid-19, Fuga tregon simptomat që pati dhe frikën nga një infektim i dytë

Kaloi covid-19, Fuga tregon simptomat që pati dhe frikën nga një

Akademiku Artan Fuga ka treguar përvojën e tij me covid-19, pak ditë pasi rezultoi negativ.

Në një lidhje ‘Skype’ në ‘news 24’, Fuga thotë se simptomat i zgjatën për një javë dhe kreu tamponin në privat sapo humbi nuhatjen.

Kalova disa simptoma që më shoqëruan për një javë. Kisha humbje nuhatje e shijes, rrufë, pak kollë dhe kaq. E bëra tamponin në një spital privat që ditën e parë që dyshova se kisha një infektim prej humbjes së nuhatjes. Të nesërmen mora një SMS dhe më njoftoi se isha pozitiv.

Gjatë kësaj kohe, u trajtova me vitamina D, C, por edhe gjatë kësaj kohe, kam bërë mësim online, për shkak edhe të simptomave të lehta. Tani bëj një jetë normale, por duke mos pranuar të takohem me njerëz. Kjo pasi ruhem edhe nga një infektim i dytë”, tha Fuga.

Të fundit