Flash News

E-TJERA

Kaloi kufirin në mënyrë të paligjshme, bllokohet skafi pranë Tushemishtit

Kaloi kufirin në mënyrë të paligjshme, bllokohet skafi

Policia kufitare ndaloi një Jet Ski me shtatë persona pranë Tushemishtit, pasi rezultoi se kishin kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.

Mjeti po lundronte në ujërat tona territoriale, por u kap nga forcat e rendit. Sipas policisë një prej personave ishte i mitur dhe mori një gjobë prej 10,000 lekësh, ndërsa gjashtë të tjerët u ndëshkuan me nga 50,000 lekë secili.

Përveç gjobave, mjeti u bllokua dhe personat u larguan vullnetarisht nga pika kufitare.

Njoftimi i policisë

Në përfundim të verifikimeve, në zbatim të ligjit nr. 127, datë 15.10.2020 “Për mjetet lundruese”, neni 14, pika 1, shkronja “b”, u vendos masë administrative 10 000 lekë ndaj një shtetasi të mitur, ndërsa në bazë të ligjit nr. 39, datë 26.06.2025 “Për kontrollin e kufirit shtetëror”, neni 35, pika 5, shkronja “d”, u vendosën masa administrative 50 000 lekë për secilin nga 6 shtetasit madhorë.

Mjeti lundrues u bllokua, ndërsa shtetasit do të largohen vullnetarisht nga PKK Tushemisht”, thuhet në komunikatën zyrtare të policisë.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë siguron qytetarët se për çdo shkelje apo parregullsi të konstatuar, reagimi i Policisë do të jetë i menjëhershëm, i paanshëm dhe në zbatim të ligjit.

Të fundit