Flash News

E-TJERA

Kaloi me sukses vettingun, KPA konfirmon në detyrë kryeprokuroren e Durrësit

Kaloi me sukses vettingun, KPA konfirmon në detyrë kryeprokuroren e

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPA) ka konfirmuar në detyrë drejtuesja e Prokurorisë së Durrësit, Anita Jella.

Kryeprokurorja e ka kaluar me sukses procesin e vettingut dhe ka rezultuar e pastër në pasuri, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale.

Në dhjetor të vitit 2021, Jella u përball me disa denoncime që vinin nga publiku. Pavarësisht se ishte konfirmuar në detyrë në 2019, ONM kërkoi nga Komisioneri Publik shkarkimin e saj për mangësi në deklarimin e pasurisë dhe mungesë profesionalizimi.

Kryeprokurorja depozitoi pranë KPA asokohe, vërtetime dhe dokumente lidhur me 7 denoncimet e publikut. Ajo i cilësoi të pabaza, ndërsa pyetjet e ngritura nga relatorja e çështjes Natalasha Mulaj i quajti të shteruara nga shpjegimet.

Të fundit