Flash News

E-TJERA

Kaloi Vitin e Ri në paraburgim/ Lefter Koka del sot në gjykatë, kërkon lirinë

Kaloi Vitin e Ri në paraburgim/ Lefter Koka del sot në gjykatë,

Viti 2022 ka nisur me një seancë të rëndësishme gjyqësore. Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka ka dalë sot para Apelit të Posaçëm, ku do të shqyrtohet kërkesa e tij për lehtësim të masës së sigurisë.

Seanca ka nisur rreth orës 10:45. Koka akuzohet për tre vepra penale: shpërdorim detyre, pastrim parash dhe korrupsion.

Ai u arrestua më 14 dhjetor me urdhër të SPAK-ut. Arrestimi i Lefter Kokës u bë pas padisë së depozituar nga LSI dhe PD.

Koka e kaloi Vitin e Ri në paraburgim. Ai kërkon lirinë, duke arsyetuar se nuk është person i rrezikshëm.

Të fundit