Flash News

E-TJERA

Kalon leja e zhvillimit për koncesionin Thumanë-Kashar, disa hotele në Dhërmi e Palasë, pallate të tjera në Tiranë

Kalon leja e zhvillimit për koncesionin Thumanë-Kashar, disa hotele

Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT) kaloi këtë javë në mbledhjen e fundit një seri vendimesh. Bie në sy dhënia e lejes së zhvillimit për koncesionin “Ndërtimi i aksit rrugor Thumanë – Vorë – Kashar”, me vendndodhje në Bashkitë Tiranë, Vorë dhe Krujë, me subjekt zhvillues Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, koncesionarin “Gener 2” sh.p.k dhe shoqërinë koncensionare “G2 Infra” sh.p.k.

Ky aks ka një gjatësi 21 kilometra dhe është dhënë me koncesion 35 vjeçar ku përgjatë kësaj periudhe plani bazë i të ardhurave të kompanisë është 1.3 miliardë euro (pa TVSH) dhe 1.56 miliardë euro me TVSH.

Në Tiranë janë dhënë një sërë lejesh për ndërtime ku nuk specifikohen katet e ndërtesave por nga orientimi ku një pjesë janë godina me përdorim miks dhe jo vetëm rezidencial si dhe emërtimi katet do të jenë jo të paktë duke sjellë “Manhatan-in” në kryeqytet.

Leje është dhënë për “Strukturë banimi, shërbimi dhe funksione të përziera”, me vendndodhje pranë Rrugës “Xhanfize Keko”; “Godinë banimi dhe shërbimi “Manhatan 1”, pranë Rrugës: “Asim Vokshi” dhe “Don Bosko”; “Objekt me funksion shërbime, hoteleri dhe rezidencial”, me vendndodhje në Rrugën: “Brigada VIII”; “Objekt banimi dhe shërbime”, me vendndodhje në Rrugën: “Vaso Pasha”; “Godinë banimi dhe shërbime”, me vendndodhje në Rrugën: “Dritan Hoxha”, të gjitha në Bashkinë Tiranë.

Po në Tiranë është dhënë leje ndërtimi dhe për objektin: “Kampus Universitar UET”, dhe godinat e banimit në kampus me vendndodhje në Bashkinë Tiranë.

Një tjetër lejë e dhënë është ajo për ndërtimin e një hoteli në zonën e Palasës. Bëhet fjalë për një prej kompanive të grupit Balfin që do të sjellë në kompleks një markë ndërkombëtare.

Konkretisht janë dy lejë: e para për objektin “Green Coast Hotel”, me vendndodhje në Bashkinë Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Green Coast” sh.p.k dhe e dyta për objektin: “Green Coast II, Zona A2 “Objekt hoteleri, shërbime dhe pishinë”, me vendndodhje në Palasë, Bashkia Himarë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Aqua Marine” sh.p.k.

Në listën e vendimeve janë dy lejë të tjera në zonën e Dhërmiut. Konkretisht leje Zhvillimi për objektin: “Kompleks elitar hoteleri dhe shërbime “In The Wild”, me vendndodhje në Dhërmi, Bashkia Himarë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Xheluks Construksion” sh.p.k dhe leje Zhvillimi për objektin: “Strukturë me funksion hoteleri”, me vendndodhje në Dhërmi, Bashkia Himarë, me subjekt zhvillues shoqëritë “Xheluks Construksion” sh.p.k dhe “Edon Construksion” sh.p.k./Monitor

Të fundit