Flash News

E-TJERA

Kalon për gjykim dosja ‘Gërdeci’, pranohet kërkesa për gjykim të shkurtuar

Kalon për gjykim dosja ‘Gërdeci’, pranohet kërkesa

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi të kalojë për gjykim dosjen penale ndaj ish ministrit Fatmir Mediu.

Gjykata ka pranuar gjykimin e shkurtuar për ish-ministrin Mediu në lidhje me dosjen “Gërdeci”, ndersa seanca do të zhvillohet më 24 prill.

Gjykata e Posaçme vendosi që të rihapë çështjen Gërdeci, duke nisur rigjykim për ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu, për shpërthimin në mars të 2008 ku humbën jetën 26 persona.

SPAK iu drejtua në muajt e parë të vitit Gjykatës së Lartë me kërkesën për revokimin e vendimit të 2009 që pushoi çështjen ndaj Mediu me arsyetimin se nuk mund të gjykohet pasi ishte me imunitet.

Mediu akuzohet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës dhe shpërdorimit të detyrës kryer në bashkëpunim në kuadrin ushtarak komandues.

Të fundit