Flash News

E-TJERA

Kaluan drogë nga Rinasi në Turqi, arrestohen dy vëllezër turq që jetonin në Tiranë

Kaluan drogë nga Rinasi në Turqi, arrestohen dy vëllezër

Vihen në pranga dy vëllezër turq, si autorë të dyshuar dhe bashkëpunëtorë për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Sipas policisë, në tetor të këtij viti, nëpërmjet Rinasit, specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare të Qafë-Thanës, bënë ndalimin në PKK Qafë Thanë, të U. K., 41 vjeç, dhe K. K., 46 vjeç, me shtetësi turke, të dy banues në Tiranë, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Këta 2 persona dyshohet se në bashkëpunim me shtetasit turq, të arrestuar në tetor të këtij viti, në Turqi, kanë kaluar nga Rinasi për në Turqi, një sasi lënde narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

Të fundit