Flash News

E-TJERA

“Kam dërguar për hetim zyrtarë të lartë”, Xholi prezanton platformën për drejtimin e SPAK: Do ketë rezultate të shpejta

“Kam dërguar për hetim zyrtarë të lartë”,

Kandidati i parë për drejtimin e SPAK, Adnan Xholi ka prezantuar platformën e tij para Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Ai vuri theksin te përvoja e tij profesionale dhe objektivat në rast se zgjidhet. Xholi premtoi rezultate konkrete dhe të shpejta në luftën kundër korrupsionit.

“Kam aftësitë e duhura profesionale, hetimore dhe menaxhuese për të drejtuar SPAK. Kjo prokurori është bërë efektive falë punës tuaj dhe ndihmës së ndërkombëtarëve. Trupa e SPAK është trupa më profesionale e prokurorëve në republikën e Shqipërisë.

Krahas rezultateve të shkëlqyera që ka arritur SPAK këto tre vite, mendoj se ka ardhur momenti që trupa e saj të vazhdojë me hapa të mëtejshëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar për të forcuar më tej besimin e publikut.

Duhet të kemi hetime konkrete në një kohë të shpejtë dhe duke u bazuar vetëm në prova. Jemi të detyruar që për secilin të mbështetemi në prova. Kam mbi 24 vite në prokurori pa shkëputje. Karriera ime ka pasur ngritje te vazhdueshme dhe konsistente. E kam vazhduar nga roli bazë. Përvoja drejtuese që kam pasur më ka dhënë mundësinë që të forcoj raportet mes prokurorisë shqiptare dhe ndërkombëtarëve.

Çmoj se ky bashkëpunimi është shumë efikas në luftën kundër kriminalitetit. Krahas eksperiencës time profesionale kam një eksperiencë të pashkëputur në fushën akademike”, deklaroi ai.

Adnan Xholi u shpreh se drejtuesi i SPAK nuk duhet t’i lërë vetëm prokurorët në çështjet sensitive, duke shtuar se do t’i mbështesë dhe mbrojë ata. Duke vënë theksin te përgjegjësia që duhet të mbajë drejtuesi, Xholi tha se ka çuar paradrejtësië shumë zyrtarë.

“Drejtuesi duhet të mbajë përgjegjësi për të dhënë vëmendjen e duhur për çështje të korrupsionit të zyrtarëve të lartë dhe krimit të organizuar. Duhet edhe vetë të marrë përsipër përgjegjësinë e të jetë pjesë e grupit të hetimit duke dhënë eksperiencën e tij në cështje sensitive, është detyrë e drejtuesit të përfaqësojë akuzën dhe pranë Gjykatës së Lartë.

Drejtuesi mos lërë asnjë prokuror të konsiderojë veten që është i vetëm në luftën kundër kriminalitetit. Çdo prokuror kur është në të drejtën e tij dhe në zbatim të ligjit do ketë mbështetjen time si drejtues dhe mbrojtjen time nga cdo sulm i paligjshëm.

Si prokuror te Krimet e Rënda krahas hetimeve penale kam qenë dhe prokuror i hetimeve të aseteve kriminale në bazë të ligjit Antimafia. Kam dërguar për hetim zyrtarë të lartë për çështje të dekriminalizimit”, u shpreh Xholi.

 

Të fundit